Pas afrimeve të disa lojtarëve në repartin e sulmit, tashmë duket se “blutë” e Çelsit kanë si objektiv kryesor të merkatos së tyre, forcimin e mesfushës dhe blerja e parë duket se do të vijë brenda kësaj jave.
Bëhet fjalë për mesfushorin amerikan të Lids Junajtid, Tajler Adams, i cili ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij që e lejon të largohet nga klubi, në rast se dikush paguan për kartonin e tij 20 milionë paundë dhe këtë gjë duket se kanë vendosur ta bëjnë londinezët. Përsa i përket kontratës personale, gjithçka pritet të zgjidhet në ditët në vijim e më pas do të kryhen testet mjekësore dhe firmosja e kontratës me “blutë”. Në krahun tjetër, bordi i këtyre të fundit ka bërë një ofertë 48 milionë paundëshe dhe për “fantazistin” belg, Romeo Lavia, ofertë e cila u refuzua nga “shenjtorët” e Southampton, të cilët kërkojnë plot 50 milionë paundë për 19-vjeçarin.
sfidanti.al