Inter heq dorë nga Trubin, talenti ukrainas kalon te Benfika

Pavarësisht gojëdhënave se do të afrohet më shumë se një “gardian” për portën “zikaltër”, Inter duket se do të mjaftohet me shërbimet e zviceranit, Jan Somer, pasi “objektivi” tjetër i nënkampionëve të Evropës ka nënshkruar këtë të hënë me ekipin e tij të re.

Bëhet fjalë për talentin ukrainas të portës së Shakhtar Donjetsk, Anatolij Trubin, me 22-vjeçarin, që paraditen e kësaj të hëne ka nënshkuar me kampionët e Portugalisë, Benfikën, hap ky goxha i madh në karrierën e ukrainasit. Për kartonin e tij, “shqiponjat” e Lisbonës derdhën në arkat e ukrainasve plot 12 milionë euro, të shpërndara në formulën 10 milionë euro bazë plus 2 milionë të tjera bonus. Përsa i përket kontratës personale, Trubin ka nënshkruar me portugezët deri në vitin 2028, ku do të paguhet plot 2 milionë euro në sezon.

 

sfidanti.al