Sauditët “nderojnë” Kumbullën, mbrojtësi i Romës drejt Arabisë

Duket se Arabia Saudite nuk ka të ndalur në investimet, me Al Ahli që vazhdon të transferojë lojtarë të kalibrit të lartë nga futbolli europian. Emri i radhës që pritet të bashkohet me skuadrën arabe është ai i Roxher Ibanjez, me mbrojtësin e Romës që është gati të mbyllë aventurën e tij te “verdhekuqtë”.

Këta të fundit duket se janë tunduar nga oferta e bërë nga sheikët dhe janë gati që të ulen në bisedime. Kështu te Roma pritet që të ketë një rival më pak për Marash Kumbullën, me mbrojtësin e Kombëtares që mund të luajë shanset e tij për të bindur Murinjon.

 

sfidanti.al