Platini – Blaterit: “Që të shpëtoje lëkurën tënde, doje skalpin tim!”

Ish-presidenti i UEFA-s Mishel Platini e sulmoi ashpër ish-presidentin e FIFA-s Sep Blater, duke vënë në dukje se ky i fundit është personi më egoist që ai kishte ndeshur në jetën e tij. Të dy të lartpërmendurit janë ndaluar nga FIFA që të merren me ftuboll, qëkur u zbula se Blateri i kishte paguar Platinisë rrrethj 1,5 milionë euro, më 2011, ndërsa lidhur me këtë pagesë nuk kishte asnjë marrëveshje me shkrim. Sidoqoftë, Platinia, tani, për herë të parë, u prononcua lidhur me këtë temë dhe zbuloi se marrëdheneit mes atyre të dyve janë prishur në maj 2015, në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të FIFA-s.

Sikurse dihet, shtatë zyrtarë të FIFA-s u arrestuan, para se Blateri të merrte mandatin e pestë si njeriu nr.1 i organizatës botërore të futbollit. Për shkak të presionit të madh, Sep Blateri dha dorëheqjen, ndërsa Mishel Platini paralajmëroi se do të kandidonte për president të FIFA-s, por, më pas, dolën detaje të hollësishme për aferën famëkeqe, ku qe përfshirë edhe vetë Platinia. “Asnjëherë nuk i duhet besuar Blaterit. Ai të thotë gjithnjë atë që ju doni të dëgjoni, ai është një politikan i pazakontë, por, në fund, ai synon që të shpëtojë lëkurën e vet, në kurriz të të tjerëve, në kurrizin tim. Ai është personi më egoist që unë kam ndeshur në jetën time”, thotë Platinia, duke iu drejtuar nga disanca Blaterit me fjalët: “Që të shpëtoje lëkuren tënde, ti, doje skalpin tim!”.

sfidanti.al