De Biazi ( trajner i Kombëtares): “ Vetëm në Shqipëri mund të gjënden futbollistë të tillë që e quajnë tradhëti të trajnerit kur ulen në stol edhe me meritë.”
Taulant Xhaka ( futbollist): “ De Biazi nuk thotë të vërtetën dhe për këtë ka talent. Ndryshimi është se unë luaj për flamur dhe ai luan për paratë e tij..”
Alban Hoxha ( porjer i Partizanit): “ Kam pritur me respekt dhe me durim për të marrë një shpjegim pse nuk do të luaja unë, por Strakosha kundër Italisë, dhe trajneri nuk erdhi kurrë..”
Gerti Haxhiu ( trajner i Korabit): “ Ka ndodhur edhe në kampionate të tjerë, dhe nuk jemi ne shpikësit, që ekipit e tjerë të na mbanin gjallë financiarisht që të luanim drejt ndaj çdo kundërshtari..”
Farruk Sejdini ( specialist futbolli): “ Starova ka shumë presion dhe kjo lexohet lehtë, kurse Daja është i privilegjuar sepse..filozofon në letër”
Genc Tomorri ( drejtor i Partizanit): “ E dini se cili e ka në dorë titullin? As Kukësi, as Skënderbeu, por vetë Partizani që bashkë me tifozët duhet të ketë shumë kujdes sepse kundërshtari nuk shfaqet vetëm në fushë…”
Edmond Gëzdari ( specialist futbolli): “ Nuk është më e vërtetë kur thuhet se Starova është dashnor i lojës në mbrojtje, sepse duket qartë se është bërë sulmues..”