“Bomberi” pranë Bajernit, Kejn nuk rinovon me Totenham

Prej disa javësh tashmë “drama” mes Bajern Mynih e “londinezëve” të Totenham për transferimin e “bomberit” anglez, Herri Kejn nuk po mbaron, por mesa duket ngjarjet e sotme mund ta çojnë drejt fundit.

Sipas raportimeve të mediave, sulmuesi 29-vjeçar ua ka bërë të qartë drejtuesve se nuk do të rinovojë kontratën, të llogaritur deri në verën e ardhshme, duke konfirmuar kështu se në rast qëndrimi, ky do të jetë viti i tij i fundit te Totenham. Në të tilla kondita, Presidenti i Spurs, Danjel Levi tani është i detyruar ta shesë te “bavarezët” rekordmenin e Totenham ose ta lërë atë të largohet, si një lojtar i lirë sapo të hapet merkato e verës e vitit 2024.

 

sfidanti.al