“Djall” deri në vitin 2028, Rashford rinovon me Junajtid

Tashmë gjithçka është zyrtare, “ylli” i “djajve” të Manchester Junajtid, Markus Rashford nuk do të largohet nga “Olld Traford”, teksa ditën e sotme ka rinovuar kontratën e tij me “të kuqtë” e Mançesterit deri më qershor të vitit 2028. Menjëherë pas firmosjes së kontratës së re, Rashford është shprehur se të luante për “djajtë” ka qenë gjithmonë ëndrra e tij, si dhe i premtoi tifozëve që do të jepte përherë më të mirën e tij në fushën e blertë.

“Unë iu bashkova Mançester Junajtid si 7-vjeçar me një ëndërr. I njëjti pasion, krenari dhe vendosmëri për të pasur sukses më shtyn akoma sa herë që kam nderin të vesh fanellën. Unë do të jap më të mirën time”,- u shpreh “ylli” anglez.

Ndërkaq, kujtojmë se në sezonin që sapo lamë pas, Rashford kaloi periudhën e tij më të mirë në karrierë, teksa arriti të shënojë plot 30 gola, si dhe të dhurojë 11 asistime në 56 përballjet e zhvilluara.

 

sfidanti.al