Mançester Junajtid arrin akordin me Rasmus Hojlund

“Djajtë” e Mançester Junajtid janë shumë pranë nënshkrimit me “vikingun” danez të Atalantës, Rasmus Hojlund, me këtë të fundit, që kërkohej prej kohësh nga teknikun Erik ten Hag, në majën e sulmit të “të kuqve”.

Klubi anglez ka gjetur akordin me “bomberin” shpërthyes dhe tanimë e vetmja gjë çka mbetet është gjetja e akordit me italianët. Fillimisht, “djajtë” ofruan 3 lojtarë në shërbim të kartonit të Hojlund, por kjo nuk u pranua si ofertë, me “bergamaskët”, që kërkojnë 70 milionë euro për ta lënë të lirë “hajmalinë” e tyre, të nisë një “aventurë” të re.

 

sfidanti.al