Pas eksodit të largimeve nga “blutë” e Londrës, tashmë këta të fundit kanë filluar të bëjnë forcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm, ku pas Nkunku, Nikolas Xhakson e anësorit brazilian, Angelo, tashmë kërkohet afrimi i një mesfushori me përvojë, siç është ai Brajton, Moises Kajsedo.
“Blutë” paraqitën një ofertë prej rreth 70 milionë euro klubit që zotëron kartonin e ekuadorianit, por vetë Briajton e konsideron propozimin e “londinezëve” si shumë të ulët. Marrëveshja mes bluve dhe lojtarit është afër dhe si agjenti ashtu edhe Kajsedo po bëjnë presion që të mbyllet sa më shpejt transferimi, i cili pritet që në total t’i kushtojë bluve rreth 90-100 milionë euro.
sfidanti.al