Pas transferimit të “katalizatorit” italian të mesfushës dhe anësori 18-vjeçar Jankuba Minte, tashmë “bardhezinjtë” e Njukasëll kërkojnë një përforcim të ri për skuadrën e tyre e sidomos për repartin ofensiv.
Kështu, në “radarët” e “dallëndysheve” të Premier Ligës ka rënë anësori gjeorgjian, protagonist në fitimin e titullit të Serie A, nga “blutë” e Napolit, Kvisha Kvarashkelia, me tekniku Edi Hove që e konsideron si lojtarin perfekt për krahët e skuadrës. Borsi i Njukasëll ka bërë një ofertë prej 82 milionë paundësh për kartonin e 21-vjeçarit, por deri më tani asnjë reagim nuk ka ardhur nga italianët.
sfidanti.al