Barça nuk ndalet, Ksavi kërkon “yllin” e Mançester Sitit

Prej kohësh tashmë dihet interesi i madh që “katalanasit” e Barcelonës kanë për “fantazistin’ portugez të Mançester Siti, Bernardo Silva, me këtë të fundit që pëlqehet shumë nga tekniku Ksavi e për këtë aryse Presidenti Joan Laporta e agjenti i lojtarit, Horge Mendez duan të tentojnë kryerjen e këtij transferimi.

Mirëpo, jo vetëm tre të lartpërmendurit duan të përfundojnë këtë transferim, me vetë lojtarin që dëshiron një kalim te “blaugranat”, të cilët prej 3 vitesh tashmë duan ta sjellin Silvën në “Kamp Nou”. Përveç Barçës për portugezin interesohen dhe kampionët francezë të PSG, si dhe disa klube nga Arabia Saudite, por gjithçka do të konkretizohet më shumë në ditët në vijim.

 

sfidanti.al