Barça gjen “zëvendësuesin” e Buskets

Largimi i “veteranit”, Serxhio Buskets drejt Inter Majemi në Kampionatin amerikan të futbollit, MLS, la një “boshllëk” të madh më mesfushën e “katalanasve” të Barcelonas, mirëpo këta të fundit duket se e kanë gjetur më në fund zëvendësuesin e 34-vjeçarit.

Barcelona ka arritur akordin me mesfushorin e spanjollëve të Girona, Oriol Romeu, me këtë të fundit që pritet t’i kushtojë kampionëve “blaugrana”, rreth 8 milionë euro, pa llogaritur këtu bonuset. Për mesfushorin 31-vjeçar kalimi te Barça do të jetë një rikthim, teksa gjithçka e ka nisur nga “katalanasit”. Më tej në karrierën e tij, Romeu ka luajtur me ekipe si Çelsi, Shtugart, Valencia, Sauthampton e Girona.

sfidanti.al