Me skuadrën e Totenham, që kërkon së paku 100 milionë euro për kartonin e “bomberit” të tyre, Herri Kejn, “bavarezët” e Bajern Mynih janë në kërkim të alternativave të tjera për të forcuar sulmin e tyre gjatë kësaj merkatoje vere.
Kampionët e Bundesligas janë të vendosur ta sjellin Kejnin në “Allianz Arena”, por në rast se Spurs nuk pranojnë ofertën e “bavarezëve” gjatë këtij fraksioni merkatoje, këta të fundit do të nënshkruarjnë me “bomberin” verën e ardhshme, ku anglezi do të ketë përfunduar kontratën e tij me Totenham. Në krahun tjetër, Bajern është duke mbajtur nën vëzhgim dy opsione të tjera në rast se nënshkrimi me Kejndështon gjatë kësaj vere. I pari është argjentinasi i Mançester Siti, Julian Alvarez dhe i dyti në radhës është “bomberi” serb i Juventus, Dushan Vlahoviç, me të dy lojtarët që kërkohen nga “bavarezët” thjesht si huazim për një sezon.
sfidanti.al