Ndryshe nga Partizani, Tirana e Egnatia, “kuqeblutë” e Vllaznisë mund të thuhet se kanë kundërshtarin më të thjeshte, teksa ditën e enjte do të udhëtojnë drejt Irlandës së Veriut, ku do të përballen me skuadrën e Lindfildit në raundin e parë kualifikues të Konferenc Ligës.
Për këtë takim, tekniku Migen Memelli ka dorëzuar në UEFA edhe listën me lojtarët që do të jenë të gatshëm për të provuar kualifikimin. Ndryshe nga sezoni i fundit në kampionat apo edhe në Europë, kuqeblutë kanë një listë me shumë emra të rinj, si në afrime ashtu edhe në moshë. Nga sezoni i shkuar, janë vetëm Juriç, Hakaj, Mala, Balaj e Çoba, ndërsa një debutim special në Evropë për “shkodranët” do të bëjnë, Redon Dragoshi, Ildi Gruda, Darko Dodev dhe Konstantin Çeshmedijev.
sfidanti.al