Vetëm 6 muaj pjesë e “bluve” të Çelsi, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili konsiderohej si “pasardhësi” i “legjendës”, Didier Drogba, David Fofana është pranë largimit në huazim drejt Bundesligës gjermane, aty ku e pret skuadra e Union Berlin.
Sulmuesi 20-vjeçar është shumë pranë kalimit te klubi nga Berlini vetëm për sezonin e ardhshëm, teksa raportohet se negociatat po shkojnë shumë mirë, për një huazim pa të drejtë blerje, huazim që mund të ndihmojë “bomberin’ e ri të fitojë eksperiencën e duhur, teksa kujotojmë se gjermanët kanë arritur kualifikimin direkt për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, sezonin e ardhshëm.
sfidanti.al