“Revolucion” te PSG, në Paris kërkohet Bernardo Silva

Me Kiljan Mbape gjithnjë e më larg “parisienëve” të tij, këta të fundit kanë filluar të bëjnë një “revolucion” të tërë, teksa deri më tani kanë kryer plot 5 transferime nga mbrojtja në majën e sulmit dhe tanimë duket se janë nisur drejt të 6-it.

Bëhet fjalë për “fantazistin” e Mançester Siti, Bernardo Silva, i cili vlerësohet në 80 milionë euro nga “qytetarët” e Premier Ligës, mirëpo paratë dihet që nuk janë problem për klubin e sheikut Naser Al-Khelaifi dhe tanimë na mbetet veçse të presim ditët në vijim, për të parë nëse negociatat do të vazhdojnë apo do të ndalojnë në këtë fazë të hershme.

sfidanti.al