Teksa shihej si objektiv kryesor për “majën” e sulmit të Milanit, tashmë Alvaro Morata nuk është më në listën e “kuqezinjve” dhe tashmë këta të fundit po shkojnë drejt “bomberit” iranian të Portos, Mehdi Taremi.
Më 31 gola e 14 asistime në 51 përballjet e sezonit të shkuar në të gjitha kompeticionet me “dragonjtë” e Portos, Taremi ka rënë menjëhë në sytë e drejtuesve të Milan, të cilët e shohin iranian si “profilin” e duhur për të “shoqëruar” në majën e sulmit, “bomberin” francez, Olivier Zhirud.
sfidanti.al