FSHF ka publikuar ditën e sotme, çmimin e biletave për përballjen e radhës të kualifikueseve të Kampionatit Evropian, Euro 2024, në “Air Albania”, mbrëmjen e 10 shtatorit ndaj Kombëtares polake.
Ajo çka vihet re është në ndryshim nga përballja me Moldavinë, çmimit e biletave kanë pësuar rritje. Kështu, një vend në tribunat pas porte do të kushtojë 2000 lekë (të reja), ndërsa ato këndore 2500 lekë (të reja).
Ndërkaq, në tribunën E (karshi), sektorët 102, 108, 203 dhe 209 do të kushtojnë 4000 lekë (të reja), ndërsa sektorët 103, 104, 105, 106, 107, 204, 205, 206, 207 dhe 208 të së njëjtës tribunë do të kushtojnë plot 6000 lekë (të reja).
sfidanti.al