Pavarësisht thashethemeve të shumta, “fantazisti” argjentinast, Paulo Dybala, duket se tashmë e ka marrë vendimin e tij dhe do të jetë edhe për një tjetër sezon pjesë e “verdhekuqve” të Romës, duke mohuar kështu zërat për një kalim te “blutë” e Çelsi.
Klubi anglez ishte i gatshëm të paguante klauzolën prej 12 milionë eurosh dhe të vazhdonte negociatat më pas me lojtarin, mirëpo vetë argjentinasi, gjatë garës së Silverstone, pasditen e djeshme tha për mediat se është shumë i lumtur në Romë dhe së shpejti do të fillojë stërvitjen me klubin, duke mohuar kështu çdo aludim transferimi.
sfidanti.al