Prej kohësh tashmë “katalizatori” i mesfushës së Lacio, Sergej Milinkoviç-Saviç është në qendër të vëmendjes së “gjigandëve” evropianë, mirëpo këtë merkato vere, 28-vjeçari serb po fillon të pëlqehet dhe nga ekipet e Arabisë Saudite, të cilat kanë bërë dhe një ofertë drejt “yllit” lacial.
Skuadra e Al-Hilal ka vendosur t’i ofrojë klubit 40 milionë dhe Saviçit një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 20 milionë euro në sezon. Përsa i përket klubit Presidenti Lotito është mëse i lumtur me ofertën e arabëve e tashmë gjithçka është në dorë të serbit, i cili duhet të vendosë nëse do të qëndrojë në Evropë apo do të nisë një “aventurë” të re në Arabinë Saudite.
sfidanti.al