Largimi i koreano-jugorit, Kim Min-Jae nga kampionët e Napolit ka dobësuar jo pak mbrojtjen e këtyre fundit, të cilët tashmë i kanë hyrë seriozisht kërkimeve për partinerin e ardhshëm të “dardanit”, Amir Rrahmani.
Kampionët e Serie A kanë nisur negociatat për një tjetër qendërmbrojtës aziatik, teksa bëhet fjalë për 26-vjecarrin e Borusia Mynçengladbah, Ko Itakura, i cili përveç se pëlqehet shumë nga Presidenti De Laurentis, pritet t’i kushtojë këtij të fundit vetëm 15 milionë euro, shifër kjo që nuk duket të jetë një problem për “napoletanë”.
sfidanti.al