Levandosvki do Barçën, polaku refuzon arabët

Vetëm 1 vit te Barcelona dhe ka arritur të fitojë 2 trofe. “Bomberi” polak po kalon një moment fantastik te “katalanasit” dhe ditën e sotme ka refuzuar një tjetër ofertë “arabe”, teksa nuk e mendon aspak largimin nga Barça.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, sulmuesi polak ka marrë sërish një ofertë “stratosferike” nga Arabia Saudite, por sërish Leva e ka refuzuar ofertën dhe nuk ka në plan të largohet nga “blaugranat” para përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2026.

sfidanti.al