Pavarësisht dëshirës së Benjamin Pavard për të lënë “bavarezët”, këta të fundit nuk kanë marrë ende një ofertë për shërbimet e anësorit france të mbrojtjes, duke e mbajtur ende në “Allianz Arena”.
Më herët në media ishte raportuar se klube si Çelsi, Liverpul, Barcelona, Milan e Inter ishin të interesuara për shërbimet e 27-vjeçarit, mirëpo, asnjë ofertë nga klubet e lartpërmendura nuk mbërriti. Në krahun tjetër kujtojmë se Pavard e njoftoi klubin për vendimin e tij në përfundim të sezonit që sapo lamë pas, teksa dëshiron largimin nga Bundesliga, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2024.
sfidanti.al