Lajpcig zëvendëson Gvardiol, “mendon” dhe për Umtiti

Me “kollosin” kroat të mbrojtjes, Josko Gvardiol pranë transferimit te Mançester Siti, për shifrën rekord të 90 milionë eurove, “demat” e Lajpcig tashmë janë në kërkim të një tjetër qendërmbrojtësi të talentuar dhe mesa duket e kanë gjetur një të tillë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, bordi i Lajpcig është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e 20-vjeçarit francez të Lion, Kastelo Lukeba për shifrën e 30 milionë euro, pa llogaritur këtu bonuset, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga gjermanët.

Në krahun tjetër, Lion kërkon ta zëvendësoje talentin e Kombëtares së “gjelave”, me një “veteran”, teksa bëhet fjalë për ish-“katalanasit” e Barcelona, Samuel Umtiti, me këtë të fundit që mund të transferohet si lojtar i lirë, pas ndërprerjes së kontratës me spanjollët.

sfidanti.al