Në vetëm 1 sezon e gjysëm me fanellën e “bardhezinjve” të Juventus, “bomberi’ serb, Dushan Vlahiviç nuk ka arritur dot të gjejë atë “shkëlqimin”, që e shoqëronte gjatë çdo performance në kuhën kur ishte pjesë e Fiorentinës e për këtë aryse “shtatlarti’ 23-vjeçar i sulmit është në kërkim të “aventure” të re, nga e cila pret të rikthehet sërish në nivelin e dikurshëm.
I fortë fizikisht dhe tepër i saktë para portës, Vlahoviç kërkon të vazhdojë karrierën e tij në elitën e futbollit botëror, Premier Ligë, ku ekipe si Çelsi e Njukasëll kanë kohë që interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit. Mirëpo, ka një problem dhe ajo dëshira e vetë lojtarit, i cili kërkon që ekipi ku ai do të transferohet të luajë në Ligën e Kampionëve, duke e ngushtuar kështu në vetëm 4 ekipe listën e “pretendentëve” për Vlahoviç.
sfidanti.al