Pavarësisht minutave të pakta të siguara me fanellën “zikaltër” përgjatë sezonit të shkuar, bordi i Inter duket se ende nuk e ka humbur besimin, te “shtatlarit” holandez i mbrojtjes, Stefan de Vrij dhe ditën e sotme kanë njoftuar rinovimin e kontratës së “tulipanit”.
Njofitmi erdhi me anë të një postimi në profilet zyrtare të klubit, ku u bë me dije se De Vrij rinovoi kontratën, e cila sapo kishte skaduar, duket vazhduar kështu “aventurën” e tij me “zikaltërit” e Milanos. Holandezi nënshkroi dhe për 2 vite të tjera me “zikaltërit”, ku ndryshe nga rinovimet e Alesaandro Bastoni e Hakan Calhanoglu, nuk pritet të ketë ndryshime në pagën e 30-vjeçarit.
sfidanti.al