“Revolucion” te PSG, një tjetër lojtar vjen te francezët

Skriniar, Asensio, Ugarte dhe tanimë, koreano-jugori, Kang-in Lee. Kjo është merkatoja e deri më tanimshme e “gjigandëve” francezë të PSG, të cilët ditën e sotme kanë prezantuar transferimin e tyre të katërt për këtë merkato vere, i cili do t’i bashkohet kampionëve për 5 vitet e ardhshme.

Bordi “parisien” derdhi plot 22 milionë euro në arkat e Majorkës për shërbimet e 22-vjeçarit të talentuar koreano-jugor, i cili sezonin që sapo lam pas shkëlqeu në La Liga, teksa shënoi 6 e dhuroi 7 gola të tjerë, në 36 paraqitjet e zhvilluara.

sfidanti.al