Alvaro Morata është kthyer në “radarët” e skuadrave italiane, me “kuqezinjtë” e Milanit dhe “verdhekuqtë” e Romës, që kërkojnë shërbimet e 30-vjeçarit, i cili është i bindur se mund të japë ende në majat më të larta të futbollit evropian.
Mirëpo, të dy ekipet kanë një problem goxha të madh, që është çmimi i lojtarit, me “los kolçoneros” të Atletiko Madrid, që nuk pranojnë më pak se 22 milionë euro për kartonin e spanjollit, i cili sezonin e shkuar shënoi 15 gola e dhuroi 3 asistime në 45 përballjet e zhvilluara me fanellën e “bardhekuqve”.
sfidanti.al