Erdhi me shumë bujë, por mesa duket nuk ia doli dot të ngrinte lart fanellën e “bardhezinjve” e tashmë anësori i sulmit të Juventus, Federiko Kieza, duket se do të nisë një “aventurë” të re diku tjetër.
Për shërbimet e 25-vjeçarit italian interesohen një sërë ekipesh angleze, me Liverpul, Çelsi e Njukasëll, që janë të gatshme të hapin “thasët” për të përfituar potencën e Kiezës në krahët e sulmit. Italianit gjithashtu i është vendosur dhe “çmimi”, me drejtorin e ri sportiv, Kristiano Gintoli, që ka bërë me dijë se kartoni i italianit nuk do të shitet më pak se 60 milionë euro.
sfidanti.al