Dukej se do të qëndronte në “Emirates”, por nuk ndodhi kështu dhe tanimë “katalizatori” i mesfushës së “topçinjve”, Granit Xhaka është shumë pranë kalimit tek “aspirinat’ e Leverkusen në Bundesligën gjermane.
Marrëveshja e kryer që në muajin maj mes klubit gjerman dhe futbollistit shqiptar u frimos vetëm ditën e sotme, pasi skuadra e Arsenal arriti të sigurojë shërbimet e talentit 24-vjeçar të mesfushës angleze, Deklan Rajs.
Ndërkaq përsa i përket përfitimeve ekonomike, klubi anglez do të përfitojë nga “asipirinat” gjermane plot 25 milionë euro nga transferimi i Xhakës, ndërsa ky i fundit do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare në rikthimin e tij në Bundesliga.
sfidanti.al