Europa me 16 skuadra, kështu do të jetë Botërori i ardhshëm!

Botërori i ardhshëm do të jetë me 48 skuadra, ndërsa FIFA ka bërë me dije sesi do të ndahen vendet për të gjitha konfederatat. Kështu, Europa do të ketë 16 finalistë direktë, me një rritje prej 3 vendesh në krahasim me 13 që kishte në Brazil në 2018. Azia do të ketë një rritje shumë të madhe, me dyfishin, pasi në vitin 2026 do të ketë 8 finalistë në krahasim me 4 që kishte në Brazil.

Edhe Afrika ka gati dyfishim, 9 finalistë ndaj 5 që ka aktualisht. Rritje edhe për Amerikën e Veriut dhe atë Qendrore (6 nga 4), ndërsa Amerika e Jugut mbetet në vend me 6. Së fundi,  Oqeania do ta ketë një përfaqësues direkt në finalet e Kupës së Botës, ndërsa deri më tani e ka në plej of me një skuadër të Amerikës së Jugut. Në total, këto bëjnë 46 vende, ndërsa do të ketë edhe një plej of me 6 ekipe që do të përcaktojnë dy finalistët e fundit. Në plej of, të gjitha federatat do të kenë nga një skuadër (me përjashtim të Europës) ndërsa një skuadër do të jetë nga kontinenti të cilit do t’i përkasë vendi organizator.

Sfidanti.al