Bufon, do pranosh 30 milionë euro në vit në Arabi, apo do lesh futbollin?!

Në Itali shkruajnë se portieri legjendar ka ndërmend ta mbyllë karrierën pasi në moshën 45-vjeçare duhet të mendojë më shumë për familjen. Xhanluixhi Bufon është në një udhëkryq, pasi është në moshë tepër të madhe, ndërsa duket se vazhdon ta ketë pasion futbollin. Pasi luajti sezonin e kaluar për Parmën, dhe pasi ishte i madh me Juventusin, Bufoni ka një tjetër ofertë. Arabia Saudite i jep 30 milionë euro në sezon që të pranojë të luajë për një ekip të Ligës së saj Profesioniste. Të shohim se çfarë do të bëjë italiani.

Sfidanti.al