De Brujne pranonte si fëmijë se ishte tifoz i Liverpulit

Nuk është se do t’i prishë ndonjë gjë të madhe tani, pasi është një legjendë e Mançester Sitit, duke fituar 5 tituj kampion në Angli e duke marrë më në fund Championsin. Gjithsesi, të bën çudi të dëgjosh Kevin De Brujnen, edhe pse në moshë të vogël, sesi deklaronte se ishte tifoz i Liverpulit dhe se lojtari i tij i preferuar ishte Majkëll Oueni. Në atë kohë, De Brujne ishte i vogël (11 vjeç), dhe kishte nisur futbollin me ekipin e qytetit të tij, Genkun. Gjithsesi, De Brujne e përsëriti ndjenjën e tij në 2019, kur tha se ishte tifoz i Liverpulit, ashtu si e gjithë familja e tij.

Sfidanti.al