Superylli argjentinas ka mbyllur detyrimin me klubin francez, dhe kjo ndodhi pikërisht në 30 qershor, ndërsa tani pritet që të kalojë Atlantikun. Lionel Mesi do ta vazhdojë karrierën tek Interi i Majemit, dhe këto ditë do të bashkohet me skuadrën amerikane, ndonëse pritet që edhe Barcelona të organizojë një lamtumirë për të. Nuk pritet që Mesi të luajë në të ardhmen në “Kamp Nou”, aty ku vendosi çdo rekord dhe fitoi gjithçka sepse mosha 36-vjeçare nuk ia premton. “Nëse nuk realizohet kalimi tek Barcelona, unë do të luaj tek Interi i Majemit”, – tha Mesi që në 7 qershor.
Sfidanti.al