Cili tym po na mbyt, ai i tifozëve në Palermo, apo tymi i zi i shefave..

Tymnaja e nje grupimi te tifozeve Shqiptare ne Palermo u be çeshtje e madhe, u be aq e madhe saqe u harrua edhe ndeshja vete. U moren te gjithe me te, nxituan ta denonin kete akt vandal qe na paska ulur imazhin tone shume te mire ne Europe e ne bote. Nuk ngeli njeri pa e denuar tymnajen, te gjithe njezeri si papagaj qe s’dine e ç’thone e çfare broçkullisin, te gjithe pro apo kundra Federates aktuale e Presidentit te saj. Kush ta denonte me fort e me bukur, kete dalje nga rreshti, kete prishje te rregullit, kete “rrugaçeri” (fjale ne mode ne keto kohe te mbrapshta) e te gjithe shume te shqetesuar per gjoben qe ne do marrim e per denimin qe do I behet Federates se futbollit. Te gjithe shume te shqetesuar per problemet qe mund t’i sjelle presidentit ne fushaten e tij ne UEFA si flamurtar i vlerave te medha, si perfaqesues i shqiptareve ne institucionin me te larte te futbollit. U be edhe nje emision I posacem,  madje  denatyralizues edhe për disa te ftuar, ne menyre qe te goditej sa me fort kjo tymnaje e bardhë që cënoi edhe tymin e zi që del prej vitesh..

Njerëz të futbollit, e  kuptoni qe nuk eshte gje fare ajo tymnaje 8 minuteshe!  8 minuta tymnaje nuk jane asgje ne krahasim me 15 vjet te cënimit prepotent të vlerave ne futbollin tone pikerisht nga keta drejtues, që po qajnë se nuk paskan publikun që meritojnë. Ato 8 minuta ishin nje proteste ekstreme  e njerezve te perdorur dhe te keqtrajtuar në emër të dashurisë për futbollin. Cili është aq naiv që të mos kuptojë se kosto dhe gjoba qe do marrim per ato 8 min eshte shume me e vogel(e paperfillshme fare) se kosto dhe gjoba qe ne marrim perdite nga këta drejtues me shpuren e tyre? Nuk do kalem qe ta kuptoni, ngaqë duket në dritën e diellit  se  institucioni i futbollit është personalizuar,  prandaj u ka djegur ajo flake e tifozeve ne Palermo.

Nastradin po digjet fshati i thane. Larg shtepise time ja ktheu Nastradini. Po digjet edhe shtepia jote i thane. Epo larg b… time i tha Nastradini. Dhe kur Nastradini kuptoi qe po digjej b… e tij, mobilizoi gjithe ushtrine e gazetareve te tij si zjarrefikesa. Ne nga ana tjeter bejme tifo… let it burn!!!

 

Ben Kulla