Talenti, që cilësohet më i madhi që nga Lebron Xhejmsi, është tashmë lojtar i Spërsave. Viktor Uembaniama u zgjodh i pari në ceremoninë e përvitshme në NBA, dhe tifozërt e San Antonios e presin me krahë hapur. Trajneri legjendar Greg Popoviç e vlerëson lart, ndërsa 19-vjeçari doli shpejt në fotografi me legjenda si Dankën, Robinson apo Xhinobili. Bashkë me Uembaniamën, tek Spërsat ka ardhur edhe një tjetër talent francez. Ky është Sidi Sisoko, që ka luajtur për G-Ligën, pra për kampionatin e talenteve të reja që organizon NBA. Sisoko është 19 vjeç, po ashtu si Uembaniama, dhe shtatlartë 2.03 metra, ndërsa ka pasur 12.8 pikë për ndeshje, ashtu si 3.6 asiste dhe 1.1 vjedhje po për ndeshje.
Sfidanti.al