Ky i fundit ka qenë një legjendë e sportit ishullor, europian dhe për të gjithë rruzullin, duke dalë kampion i botës në 1993 e duke vendosur rekordin e atëhershëm europian dhe britanik me 9”87. U desh të kalonin 30 vjet që ky rekord të kalohej dhe këtë e bëri britaniku Zhanel Hjuxhs, që në Nju Jork dha kohën 9”83 duke dalë i pari. Ky nuk është rekord europian sepse atë e mban italiani Marsel Xhejkobs me 9”80 vendosur në Lojrat Olimpike të Tokios, por është rezultati i dytë më i mirë për një europian.
Sfidanti.al