Mercedesi mund t’i japë Hamiltonit 50 milionë paundë në sezon

Në moshën 38-vjeçare nuk ka ndërmend të largohet dhe as të heqë dorë nga fitore të tjera, dhe nga një titull tjetër në Formula 1, që deri tani ka qenë i rrejshëm. Ljuis Hamilton mbetet një luftëtar, edhe pse tepër i vjetër dhe përballë një “ujku të ri” si Maks Verstapen. Piloti anglez, 7 herë kampion i botës, do të firmosë sipas të gjitha gjasave kontratën e re me Mercedesin kundrejt 50 milionë paundëve në sezon. Një pagesë tepër e madhe, rekord i këtij sporti, ndonëse Kristiano Ronaldo merr 200 milionë euro në vit tek Al Nasri në Arabinë Saudite.

Sfidanti.al