Paris SG “i ikën truri” nga Mbapeja, do të rrijë që të marrë 150 milionë euro!

Kaq do të jetë fitimi për një sezon që i mbetet në “Parkun e Princave”. Kilian Mbape nuk ka ndërmend të lëvizë nga Paris SG (të paktën, siç thuhet), dhe mediat shkruajnë se drejtuesit e klubit francez janë të acaruar që ai po vepron kështu. Siç raporton “Deili Meil”, Mbape do të fitojë 150 milionë euro sipas kontratës, ndërsa PSG kërkon që ta transferojë dhe të fitojë 200 milionë euro nga kartoni i tij.

Sfidanti.al