Kieza mund të largohet, Juventusi pret Zaniolon e Milinkoviç-Saviçin!

Një nga arsyet për ikjen e mundshme është edhe rroga, pasi lojtari kërkon më shumë dhe në Premier Ligë, apo edhe Bundesligë e Francë mund t’i japin edhe më tepër. Federiko Kieza merr 5 milionë euro në sezon, e kërkon 7+1 milionë (aq sa Vlahoviç), diçka që nuk është shumë e lehtë për t’u realizuar, sidomos pas Championsin. Liverpuli nuk e ka problem që t’i ofrojë edhe më shumë, po ashtu Çelsi, Bajerni apo Paris SG. Një arsye më shumë për Kiezën që të ikë nga Juventusi është edhe marrëdhënia aspak e mirë që ka me trajnerin Alegri. Gjithsesi, Juvja pret të forcohet pasi Milinkoviç-Saviç e Zaniolo mund të bashkohen me ekipin.

Sfidanti.al