Gruaja e Levandovskit ka ofertë për t’u ndeshur në MMA!

Natyrisht që është e re në moshë dhe në formë shumë të mirë. Ana Levandovska, gruaja e sulmuesit të Barcelonës dhe të Polonisë, është specialiste për të ushqyerin dhe për fitnesin, ndërsa paska marrë ofertë nga MMA-ja për të qenë luftëtare në Artët e Përziera Marciale. “Pimë një kafe me Slavomir Peshkon, që është pronar i KSV-së (organizata kryesore MMA në Poloni), – shkruan ajo, – dhe më tha se dëshiron të provojë diçka të re. i thashë se duhet të flas me burrin. Dikur i kam thënë Robertit se nëse nuk do të isha gruaja e tij, do të kisha marrë pjesë në MMA”.

Sfidanti.al