Harri Kejn përjashton ikjen prej Anglisë, por ku do ë luajë?!

Tek Totenhemi vështirë se mund të vazhdojë, sepse e ka të vështirë të fitojë trofe. Në ndonjë skuadër tjetër londineze, nuk është mundësi për Harri Kejnin, sepse s’mund t’i zhgënjejë tifozët e Spërsave për të shkuar tek Arsenali apo Çelsi. Mançester Junajtidi e pret me krahët hapur, por presidenti i “gjelave”, Daniel Levi, nuk ka asnjë dëshirë për ta lejuar, ndërsa Man. Siti ka Halandin, e Liverpuli vështirë t’i hyjë shpenzimeve të tilla. Ku do të luajë pra, sezonin që vjen, kapiteni i Anglisë? Në Gjermani shkruajnë se Bajerni vazhdon ta ëndërrojë, PSG thuhet se është hedhur në sulm për të, ndërsa varianti për Realin e Madridit nuk besohet se është lënë krejt pas dore.

Sfidanti.al