Lukaku refuzon Arabinë Saudite dhe pret Interin

Nuk e bindën 100 milionë euro që do t’i jepeshin për tre vjet, dhe dëshiron të jetë në Europë të paktën deri në 2026 për Kupën e radhës të Botës. Romelu Lukaku nuk do të shkojë në Arabinë Saudite, nuk ka dëshirë të vazhdojë tek Çelsi, ndërsa zgjedhja e tij e parë është gjithmonë Interi. Kjo, edhe pse Milani mund të hyjë në lojë, ndonëse “Big Rom” nuk ka dëshirë të ndryshojë ngjyrat në qytet. Lukaku pret Interin, veçse nuk do të jetë e lehtë pasi zikaltërit duan Fratezin dhe do të shpenzojnë paratë për të. Bisedimet do të jenë të vështira, ndonëse trajneri Inzagi e ka Lukakun si kërkesë të parë.

Sfidanti.al