Arabia Saudite e ka për detyrë të kthejë në Lindje, Mo Salahun

Ka qenë një periudhë frenetike me yje të shumtë që janë lidhur me kalimin në Ligën Profesioniste në Gjirin Persik. Pas Kristiano Ronaldos, dhe dështimit me Lionel Mesin, Arabia Saudite po rrit kuotat pasi Ngolo Kante pritet të bëhet “saudit”, Benzema ka firmosur, Morata mund ta bëjë e madje edhe Bernardo Silva. Sidoqoftë, në vendet arabe ka nisur një fushatë për të sjellë në Lindjen e Mesme njërin nga simbolet e botës myslimane, Mohamed Salahun. Ylli i Liverpulit nuk dihet nëse do të pranojë të largohet nga “Anfildi” ku ka firmosur kontratë, por një zyrtar saudit ka nxitur klubet që të veprojnë.

Sfidanti.al