Natyrisht, kjo është pjesë e biznesit të futbollit, kur ka dy palë, ai që “shet” dhe ai që “blen”. Napoli ka deklaruar se kërkon 150 milionë euro për kartonin e sulmuesit kryesor, Viktor Osimhen, i cili është i pëlqyer nga të gjitha anët e Europës. Klube si Mançester Junajtidi, Bajerni, Çelsi, Paris SG apo edhe të tjerë (në lojë mund të jetë edhe Reali), janë të interesuar për futbollistin nga Afrika, i cili doli Këpucë e Artë e Serisë A këtë vit. Natyrisht, vështirë që ketë akord mbi këto shifra, por kjo do të thotë se për Osimhenin duhet të paguhen të paktën 100 milionë euro.
Sfidanti.al