Mançester Siti kalon tek “plani B”, Mateo Kovaçiç

Mesfushori kroat do të jetë futbollisti i ri në “Etihad” dhe nën urdhërat e Pep Guardiolës. Mateo Kovaçiç largohet nga Çelsi pas shumë vitesh të suksesshme në “Stemford Brixh” dhe shpreson të ketë edhe më shumë trofe në të ardhmen. Mançester Siti pagon fillimisht 25 milionë paundë stërlina për kartonin e tij, ndërsa më pas mund të paguhen deri në 5 milionë paundë të tjera. Kovaçiç doli kampion i Europës me Çelsin duke mundur 1-0 në finalen e Championsit pikërisht Man. Sitin.

Sfidanti.al