“Djajtë e kuq” kanë vendosur të konkurrojnë Arsenalin për kapitenin e Uest Hemit dhe kanë një plan për t’ia dalë mbanë. Mançester Junajtidi është gati të ofrojë jo vetëm një shumë të madhe parash, por edhe të fusë në lojë lojtarë, që mund të jenë Skot Mektominai ose Harri Megajer. Uest Hemi kërkon 100 milionë paundë stërlina për mesfushorin, që udhëhoqi ekipin në fitoren e Ligës së Konferencës, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Europës sezonin që vjen.
Sfidanti.al