Juventusi synon të mbledhë 80 milionë euro me transferim të yjeve

Financat kanë qenë problem i madh, dhe tani janë bërë edhe më shumë. Juventusi është në hall të jashtëzakonshëm pas dënimit në Itali dhe mbetjes jashtë Championsit ndërsa bilanci ka qenë “me këpucë të kuqe” për vite me radhë. Klubi shpreson të mbledhe 80 milionë euro me transferimin e disa lojtarëve. Ueston Mekkenin e kërkon Gallatasaraji dhe Juvja synon 30 milionë euro.  Po ashtu, Denis Zakaria do të largohet dhe torinezët kërkojnë për të dy lojtarët 50 milionë euro për kartonin e tij. Dejan Kulushevski pritet të sjellë 30 milionë euro ndërsa është tek Totenhemi. Luka Pelegrini vlerësohet në 10 milionë euro, ndërsa Artur do të largohet me parametër zero, por Juvja do të shpëtojë nga rroga e tij.

Sfidanti.al