Një skocez duhet të mbetet gjithmonë i tillë edhe kur ka bërë një operacion të trefishtë në zemër. Graham Sunes, ylli i madh i dikurshëm i Liverpulit dhe Skocisë, realizoi një trimëri të vërtetë kur kaloi Kanalin e La Manshit me not, në misionin për të mbledhur të ardhura për bamirësi. Në moshën 70-vjeçare ai sfidoi dallgët dhe temperaturën relativisht të ulët të ujit, duke kaluar 34 kilometrat në Ngushticën e Doverit për rreth 12 orë. “Më e vështirë sesa e prisja”, – tha më pas Sunesi me humor skocez, ndërsa mblodhi mbi 1.1 milionë paundë stërlina.
Sfidanti.al