Kosova shkarkon trajnerin Alen Zhires

Federata e Futbollit nuk deshi të priste, ndonëse me francezin u pësua një humbje në 7 ndeshjet e fundit. Nuk bëri punë asgjë, as fitorja 5-1 ndaj Qipros dhe as barazimi në Izrael, por mjaftoi disfata në Budapest ndaj Bjellorusisë në eliminatoret e Euro 2024 që të merrej vendimi. Alen Zhires, legjenda e futbollit francez, nuk është më trajner i Kosovës, diçka që u njoftua zyrtarisht nga institucioni i drejtuar nga presidenti Ademi. Pritet të shihet se cili teknik do ta pasojë ish-mesfushorin në stolin e “dardanëve”.

Sfidanti.al